E Diel, 1 Nëntor 2026

Zaganjori: Do të jem kandidat deri në raundin e tretë, më pas nuk i dihet

Share

Një ditë pas konsumimit pa kandidat të raundit të parë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Xhezair Zaganjori, njeriu i përzgjedhur nga mazhoranca për këtë post, saktëson për Vizion Plus se do të vazhdojë të qëndrojë në garë të paktën në 3 raundet e para. Vetë anëtari i Gjykatës Kushtetuese deklaron se pavarësisht kundërshtimit nga ana e opozitës të figurës se tij deri tani, ai shpreson të votohet me konsensus. Sipas Zaganjorit, ende nuk është vendosur nëse ai do të vazhdojë të jetë emri i preferuar i mazhorancës edhe në raundin e 4, atëherë kur duhen vetëm 71 vota për të zgjedhur kreun e shtetit. Një ditë më parë, opozita refuzoi emrin e Xhezair Zaganjorit si kandidat për postin e presidentit dhe mazhoranca vendosi të mos e propozojë zyrtarisht atë duke konsumuar një raund votimi pa kandidat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›