E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakaj dhe Sukaj, “dajak” Turqisë U-21

Shqipëria U-21 e Artan Bushatit u ka dhënë një mësim të mirë më Stamboll homologëve të tyre turq. Shpresat fituan me rezultatin e pastër 2-0 në stadiumin modern "Olimpik Ataturk". Golat për Kombëtaren e vogël u shënuan në pjesën e dytë nga Elis Bakaj (Partizani) në minutën e 70 dhe nga Xhevair Sukaj (Vllaznia) në të 88'. Pjesa e parë ishte e ekilibruar dhe me nivel të pëlqyeshëm të lojës nga të dyja e ekipet. 45 minutat e dytë ritmi ishte i lartë nga ana e kuqezinjve që patën raste të pastërta me Xhevair Sukaj dhe Andi Lilën (Besa). Trajneri Bushati pas ndeshjes është shprehur se ka mbetur i kënaqur me lojën e treguar nga djemtë e tij. Bushati theksoi se kjo ndeshje miqësore vlejti shumë për evidentimin e elementeve të rinj për ekipin kombëtar "U-21" dhe kombëtaren "A". Gjatë 90 minutave loje u dalluan për përfaqësuesen tonë Elis Bakaj, Xhevair Sukaj, Gilman Lika dhe dhe Andi Lila. Më datë 6 shkurt ekipi yne U-21 zhvillon miqësoren e radhës me moshataret e përfaqësueses grekë, takim që do të luhet në Athinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›