Surroi: Kosova s`ka politike evropiane
Kryetari i Klubit per Politike te Jashtme, Veton Surroi ka vazhduar kritikat ne drejtim te institucioneve te Kosoves. Ne nje debat te organizuar ne Prishtine mbi te ardhmen e Kosoves ne familjen evropiane, Surroi ka permendur disa "raste te humbura" nga institucioneve shteterore. "Konstatimi i pare eshte se Kosova nuk ka politike evropiane. Nuk ka treguar se nga eshte rruga e vete per ne Evrope. Lajm i mire eshte se cdokush perserit se jemi tani ne integrime evropiane. Lajm i keq eshte se nuk kemi asgje me shume se kjo deklarate", theksoi kryetari i Klubit per Politike te Jashtme. Ai ka thene se rasti i humbur i Kosoves eshte mos percaktimi i rruges se saj ne ate qe do te jete faza e post pavaresise.