E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia mund t'i bashkohet EULEX

Brukseli zyrtar nuk perjashton mundesine qe Rusia nje dite t'i bashkohet misionit EULEX ne Kosove. Nje zyrtar i larte i Bashkimit Evropian ne Bruksel i ka thene gazetes "Zeri" se Rusia mund te jete pjesemarrese ne misionin EULEX. Por sipas tij, zyrtarisht nga Moska nuk ka mberritur asnje kerkese ne Bruksel qe t'i bashkohet misionit te BE-se. Nderkohe thuhet se nga Kanadaja ka mberritur kerkesa qe t'i bashkohet EULEX-it dhe se kjo kerkese eshte ne proces e siper te negocimit. Misioni Evropian per Sundimin e Ligjit (EULEX) eshte misioni me i madh civil deri me tani i Politikes Evropiane per Siguri dhe Mbrojtje (ESDP). Synimi kryesor i tij eshte t'i ndihmoje dhe mbeshtese autoritetet kosovare ne fushen e sundimit te ligjit, posacerisht ne fushen e policise, gjyqesise dhe doganave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›