Kombëtarja fiton 1-0 ndaj Malit të Zi

Kombëtarja shqiptare ka fituar 1-0 në miqësoren me Malin e Zi, të zhvilluar në Podgoricë.
Goli i Hamdi Salihit 11 minuta para përfundimit i dha fitoren ekipit kuqezi, në miqësoren e dytë për vitin 2010 pas asaj me Irlandën e Veriut. Ndeshja është dominuar nga Shqipëria, përballë një Mali të Zi, që pavarësisht emrave, nuk ka bërë thuajse asgjë në fushën e lojës. Sfida është vendosur në minutën e 79-të, kur Salihi ka goditur mjaft bukur nga 20 metra, duke mposhtur portierin malazez.
Pas Malit të Zi kombëtarja e Shqipërisë do të luajë një tjetër miqësore kundër Andorës më 2 qershor në Tiranë.