E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man. Junajtid ofron Berbatov për Xhekona

Shkëmbimi

Mançester Junajtid ka evidentuar lojtarin që do të përforcojë repartin ofensiv për edicionin e ardhshëm. Sipas mediave britanike, objektivi kryesor në merkato mbetet sulmuesi Edin Xheko. Për të siguruar shërbimet e boshnjakut të Volfsburgut, kartoni i të cilit kushton 30 milionë euro, Sër Aleks Ferguson është i gatshëm t’i ofrojë në këmbim klubit gjerman, sulmuesin bullgar, Dimitar Berbatov. Përveç shkëmbimit mes lojtarëve, “Red Devils” janë të gatshëm të paguajnë edhe një shifër të konsiderueshme monetare.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›