E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez: Do qëndroj, nëse është e mundur

Liverpul

Ndërsa vazhdojnë të alternohen zërat rreth një largimi të tij nga Liverpuli (i fundit i përket ofertës për të marrë pankinën e kombëtares së Emirateve të Bashkuara Arabe, por mbetet e vlefshme dhe pista e Interit, si alternativë për Mihajloviç, që për momentin është në ‘pole’), Rafael Benitez rithekson konceptin e shprehur tashmë në javët e fundit, në momentet kur flitej për një transferimi të tij te Juventusi. “Jam shumë i lumtur te Liverpuli, shpjegon ai për AFP. Kam qenë gjithmonë i lumtur këtu dhe dëshiroj të qëndroj gjatë, nëse është e mundur”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›