Kombëtarja kuqezi ngjit 3 vende në renditjen e FIFA-s
TIRANë- Shqipëria u ngjit me 3 vende në renditjen botërore mujore të FIFA-s, të publikuar sot në faqen zyrtare (fifa.com), duke u pozicionuar tani në vendin e 80-të nga vendi i 83-të që ishte në klasifikimin paraardhës.
Megjithëse nuk ka zhvilluar asnjë takim në muajin prill, përfaqësuesja e Shqipërisë, e drejtuar nga trajneri kroat Josip Kuzhe, ka arritur të grumbullojë 17 pikë dhe tashëm renditet mes Xhamajkës dhe Bjellorusisë.
Në renditjen specifike të UEFA-s, Shqipëria ndodhet në vendin e 39-të midis 53 ekipeve kombëtare që aderojnë në konfederatën kontinentale, ndërkohë që një muaj më parë renditej në vendin e 40-të.
Rezultatin më të mirë në renditjen e FIFA-s Shqipëria e ka arritur në gusht të vitit 2006, kur pozicionohej e 62-ta, ndërsa rezultatin më të ulët në gusht të 1997, kur u rendit në vendin e 124-t.
Përsa u përket kundërshtarëve të Kombëtares shqiptare në grupin D për eliminatoret e Kampionatit Europian, Franca ndodhet në Top-10 më të mirat e botës, por duke zbritur 2 vende, tani është e 10-ta në FIFA dhe e 8-ta në UEFA.
Rumania, kundërshtari ynë i parë zyrtar, ndodhet në vendin e 28-të, duke ngjitur 4 vende në FIFA dhe është e 17-ta në UEFA.
Bosnja gjendet në vendin e 51-të, duke humbur 4 vende në FIFA, dhe është e 29-ta në UEFA. Bjellorusia gjendet në vendin e 81-të, duke zbritur 1 vend në FIFA, ndërsa është e 40-ta në UEFA. Ndërsa Luksemburgu gjendet në vendin e 127-të, duke zbritur 3 vende në FIFA, dhe është i 48-ti në UEFA.
Ndërkohë në krye të renditjes botërore është përfaqësuesja e Brazilit, në vend të dytë Spanja dhe në vend të tretë Portugalia.
(d.b/BalkanWeb)