Zbulohet bazë prostitucioni në Tiranë, 3 në pranga
TIRANE-Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për shfrytëzim prostitucioni. Në pranga e policisë kanë rënë shtetasit, J. Torozi, 24 vjeç, banues në Tiranë, i arrestuar për “Trafikim të femrave”, E. Selmani, 28 vjeç, banues në Tiranë, për “Trafikim të femrave”, si dhe M.P, 19 vjeç, banuese në Durrës, e arrestuar për veprën penale të “ushtrimit të prostitucionit”.
Arrestimi i saj u bë pasi u kapën në flagrancë në ambientet e një hoteli të ndodhur në afërsi të lokal “Fresku” në Tiranë. 19 vjecarja kishte pranuar të kryente marrëdhënie seksuale kundrejt shumës së parave 7 000 lekë.
Ndërkohë, ndalimi i shtetasve Torozi dhe Selmani, është bërë se pas një hetimi disa mujor ndaj tyre, u konkludua se këto shtetasit, kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni në hotele të ndryshme të Tiranës edhe dy shtetase të tjera 19 vjeçare, për një periudhë 2 vjeçare, kundrejt përfitimit të parave nga klientët që variojnë nga 7 000 deri në 10 000 lekë për një klient.
Pas kontrollit të ushtruar ndaj tyre në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet tip“Volsvagen”, një sasi e konsiderueshme parash si dhe 6 aparate celularë etj.
(d.b/BalkanWeb)