Kombëtarja, “kura termale” në Slloveni

Federata Shqiptare e Futbollit bëri të ditur programin e Kombëtares së futbollit në kuadër të përgatitjeve të sfidës me Slloveninë, e programuar për datën 13 tetor 2007, në "Arena Petrol" (ora 20:45). Grumbullimi i kuqezinjvë, i atyre që luajnë në kampionatin shqiptar, por dhe stafit nis më datën 8 tetor me fluturimin drejt Lubjanës (14:20) dhe sistemin në hotel "Vita" në Dobrna, rreth 18 km, larg Celjes, qytetit edhe ku do të luhet ndeshja.
Hoteli njihet si një vend termal, ndër komplekset më moderne dhe është ndër më të vizituarit në Slloveni, nisur edhe nga fakti se ndodhet shumë pranë kufirit austriak. Po ditën e hënë, do të mbërrijnë edhe futbollistët që luajnë në kampionatet e huaja: Gjermani, Greqi, Qipro, Ukrainë, Itali.
Stërvitja e parë nis në orën 18:30, ndërkohë që të martën, janë parashikuar dy të tilla. E mërkura, datë 10 tetor sjell edhe testin e parë për kuqezinjtë me skuadrën lokale "Velenja", një provë kontrolli ku do të testohet edhe formacioni i mundshëm anti-Slloveni.
Pas dy seancave stërvitore të ditës së enjtë dhe një analizë dhe stërvitje në stadiumin e ndeshjes, ditën e premte, është parashikuar edhe konferenca e vetme për shtyp e trajnerit Baric për median sllovene dhe atë shqiptare. E shtuna është edhe dita e ndeshjes me Slloveninë, me të cilën barazuam në Shkodër pa gola, por që ndodhet në vendin e katër me një pikë më shumë se ne (10).
(Foto: Kombetarja gjate grumbullimit ne Gjermani ne prag te ndeshjes me Bjellorusine)
PROGRAMI
Date 08.10.2007
Ora 14:20 Fluturimi per ne Ljubjane .
16:00 Mberritja ne Ljubjane
17:30 Akomodimi ne Hotel "Vita" Doberna
18:30 Stervitja e pare
09.10.07
Ora 11.00 seance stervitore
15.30 seance stervitore
10.10.07
Ora 11.00 seance stervitore
15.30 seance stervitore
Eshte parashikuar ndeshje me skaudren rajonale "Velenje"
11.10.07
Ora 11.00 seance stervitore
15.30 seance stervitore
12.10.07
Ora 11.00 Analize ndeshje
18.30 seance stervitore ne stadiumin e ndeshjes
Konference per shtyp
13.10.07
Ora 18:00 nisja per ne stadiumin "Aren Petrol" Celje
20:30 Ndeshja "Slloveni-Shqiperi"