E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nevil Dede, “armiku” i ri te Tirana

Kriza e Tiranës vazhdon të prodhojë "viktima". Pas shkarkimit të trajneri të parë, Sulejman Starovës dhe dy humbjeve të pësuara nga ndihmësi Ardian Mema e trajneri i ri, Astrit Hafizi, krerët më të lartë të klubit bardheblu kanë bërë një "kurban" tjetër: mbrojtësin e Kombëtares, Nevil Deden, i cili është pezulluar pa afat, duke i ngrirë edhe 20 për qind të pagës së tij mujore. Pezullimi ka qenë idea e donatorit Refik Halili.
Burime nga kampi bardheblu flasin edhe për ndëshkime të tjera pas ndeshjes me Vllazninë, ku në njërën bankinë, në atë të Tiranës, do të jetë një trajner shkodran (Hafizi), dhe në tjetrën, në atë të Vllazninë, një tiranas (Josa).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›