Tkuret Shqipëria U-21, Bushati me listë rezervë

Shqipëria U-21 "hyn në ujë". Të paktën këtë përshtypje të parë të krijon lista e publikuar nga trajneri Artan Bushati, në prag të ndeshjes me Azerbajxahnin në Baku, më 17 tetor 2007. Vetëm 16 lojtarë, nga 18 të mundshmit që kërkon ndeshja, duke pasur parasysh 11 futbollistët titullare dhe 7 zëvendësues.
Kombëtarja e Shpresave ka grumbulluar 6 pikë në katër takimet e para (nga një fitore me Ishujt Faroe dhe Kroacinë, të dyja nga 1-0) dhe dy humbje me Italië, 4-0 në Pontendera dhe 0-1 në Durrës.
Gjithsesi, Bushati pret të ketë në transfertën e Bakut edhe dy përforcimet e radhës, Elis Bakajn, Andi Lilën, të cilët janë thërritur nga trajneri Oto Baric për ndeshjet me Slloveninë (13 tetor në Celje) dhe Bullgarinë (17 tetor në Tiranë).
LISTA
1.Saimir Ujkani, Palermo
2.Enea Koliqi, Iraklis
3.Maringlen Shoshi, Apollonia
4.Erbim Fagu, Tirana
5.Ranato Arapi, Besa
6.Jetmir Sefa, Tirana
7gerhard Progri, Partizani
8gilman Lika, Vllaznia
9.Xhevahir Sukaj, Vllaznia
10.Vangjel Mile, Dinamo
11.Bledion Guga, Flamurtari
12.Emiljano Vila, Teuta
13.Erando Karabeci, Partizani
14.Enco Malindi, Partizani
15.Jozef Thana, Skenderbeu
16.Besmir Arifaj, Kastrioti