E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja, minindeshja brenda grupit 3-3

Kemer (Turqi) - Pas disa ushtrimeve trajneri Han e ndau grupin në dy ekipe, të cilët zhvilluan një ndeshje midis tyre, e cila zgjati 30 minuta. Në grupin e parë ishin Koliqi, Agolli, Lila, Lika, Kuli, Teli, Ismaili dhe Ngjela, ndërsa në grupin e dytë ishin Llani, Osmani, Dhëmbi, Shkëmbi, Memelli, Bakaj, Sukaj dhe Muzaka. Ndeshja përfundoi 3-3 dhe gola u shënuan nga Kuli, Ismaili e Ngjela për njërën nga skuadrat dhe Memelli, Sukaj e Muzaka për skuadrën tjetër. "Jam i kënaqur nga skuadra dhe nuk mund ta fsheh se jam edhe paksa i befasuar, sepse nuk e mendoja se do të ishit në një formë kaq të mirë. Jam i kënaqur gjithashtu edhe nga impenjimi juaj", u tha trajneri Han lojtarëve pas stërvitjes

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›