Kombëtarja miqësore me Turqinë, De Biazi do Agon Mehmetin
Duket se qershori do të jetë i nxehtë për kombëtaren shqiptare të futbollit. Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht, pritet një ndeshje miqësore me Turqinë më 1 qershor. Një miqësore që do t’i shërbente trajnerit De Biazi dhe ekipit kombëtar për ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2014 kundër Norvegjisë. Pritet një grumbullim ekstra për sfidën kyçe, që deri tani është Zvicra si vendi ku do të mblidhen gjithë lojtarët kuqezinj.
Ndërkohë, duket se trajneri italian i Kombëtares nuk heq dorë nga prurjet e reja. Së fundmi po shihet 23 vjeçari me origjinë nga Podujeva, sulmues i Novarës në Serinë B, Agon Mehmeti. Lojtari e ka mirëpritur interesimin e Kombëtares Shqiptare dhe kur kësaj i shtohet edhe mungesa e një ftese të mundshme nga Suedia, atëherë pranimi i ftesës është pothuajse i sigurt.
23-vjeçari pritet të jetë nën urdhërat e De Biazit shumë shpejt, pavarësisht se është rast i njëjtë me vëllezërit Basha. Kjo pasi ai ka luajtur për kombëtaret suedeze U-19 dhe U-21. Mehmeti, në 22 paraqitjet e tij me Novarën, ka shënuar 6 gola dhe pritet që debutimin me fanellën kuq e zi ta bëjë në miqësoren me Turqinë.
Ndeshja me Norvegjisë me 7 qershor është jetike për kombëtaren dhe po merren të gjitha masat që ajo të kalohet me sukses, me një fitore tjetër.
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)