Murinjo: Nëse nuk arrijmë në finale, përgjegjësia ime
Trajneri i Realit të Madridit, Zhoze Murinjo, do të marrë të gjithë përgjegjësinë vetë nëse skuadra që ai drejton nuk arrin të shkojë në finalen e Ligës së Kampioneve, sfidë që do të luhet në “Uembli”. Ndeshja e parë në Gjermani me Dortmundin ka përfunduar 4-1 në favor të kundërshtarit, por Murinjo beson se kjo ndeshje mund të përmbyset.
Trajneri i Realit të Madridit po mendon vetëm për sfidën e së martës në “Santiago Bernabeu”, duke u shfaqur disi kritik me gazetarët përpara sfidës, që në kryeqytetin spanjoll po e presin me padurim prej një jave, madje duke publikuar edhe dhjetëra video me kryetitull “remuntada”. “Gjithçka është e mundur, sepse futbolli është futboll” – thotë Murinjo.
I qeshur, por edhe polemizues, Murinjo i thumbon të gjithë. “Skuadra ime bën bën vetëm veprime të ligjshme. Levandovski shënoi katër gola pa pësuar asnjë faull, ndërsa pas 5 minutave lojë, Ronaldo pësoi 4 të tillë” – shtoi trajneri luzitan, i cili kërkon të ulë presionin ndaj skuadrës, duke pohuar se një dështim i mundshëm do të ishte vetëm përgjegjësia e tij.
(e.m/ E.Ilnica/BalkanWeb)