Salihi: Sa keq që nuk shënova golin e tretë
Ka luajtur vetëm 45 minuta me skuadrën e tij të re, por ka bërë të flasë për i gjithë opinioni sportiv austriak. Hamdi Salihi bëri të dielën debutimin te Rapidi në pjesën e dytë dhe ishte protagonisti kryesor i barazimit 2-2 me Salzburgun. Tani të gjithë pyesin se "a u harrua vërtet Majerhofer (njeriu që shënoi 34 gola në sezonin e kaluar)"? "Dizavantazhi 0-2 ndaj Salzburgut ishte një situatë më se e rëndë, mendon vetë Salihi. Por ne treguam karakter dhe mund të kishim fituar 3:2, nëse do të kisha shënuar edhe golin tjetër, por topi u përplas në shtyllë". Për rastin e minutës së fundit shprehet edhe trajneri Peter Pakult: "Nëse Zoti i futbollit do ta kishte parë, ai do ta kishte devijuar vetë topin drejt rrjetës", tha trajneri, i cili nuk i kurseu komplimentet për Salihin.