E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robinho fton Kakan në City

Sulmuesi i Manchester Cityt, Robinho, e ka këshilluar bashkëlojtarin e tij tek kombëtarja e Brazilit, Leite Kaka, t'i bashkohet revolucionit të klubit.
"Ai është një lojtar dhe personalitet i shkëlqyeshëm. Kaka është fantastik dhe ka shumë aftësi. Ai është i fuqishëm, inteligjent dhe i shpejtë. Shpresoj se do të mund të luaj me të në City", ka thënë Robinho. "Nëse Kaka ose cilido lojtar i madh dëshiron të vijë, dyert e klubit janë të hapura", ka shtuar sulmuesi brazilian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›