E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nevil Dede: E ardhmja ime ne Ballkan

Lojtari e cileson te suksesshme aventuren ne shtetin aziatik, me ngjyrat e Cangsha Gindes dhe tashme eshte ne pritje te ofertave.

Nevil Dede do te largohet nga kampionati kinez, per te vazhduar karrieren ne Ballkan. Lojtari e cileson te suksesshme aventuren ne shtetin aziatik, me ngjyrat e Cangsha Gindes dhe tashme eshte ne pritje te ofertave.

Alternativat jane kampionati shqiptar, por edhe liga greke dhe ajo qipriote. "Ka qene nje sezon i gjate dhe menjehere sapo te perfundoje do te largohem nga Kina", deklaroi ish-mbrojtesi i kombetares. "Mendoj se me kontributin dhe eksperiencen time e ndihmova skuadren e Cangshase qe te arrinte objektivin e saj, pra qendrimin ne Superlige".

Me tej, Dede flet rreth alternativave: "Rikthim te Tirana? Pse jo, Tirana eshte nje skuader qe do ta shoh gjithmone me prioritet. Pas dates 1 dhjetor do te jem lojtar i lire dhe ne janar do te vendos ku do te luaj. Kam oferta nga disa klube ne Greqi dhe Qipro, pervec 4-5 skuadrave qe interesohen ne Shqiperi, por deri me tani nuk mund te flasim konkretisht", shton ai.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›