E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rooney: Ishim të mrekullueshëm

Shënuesi i hat-trickut, Wayne Rooney është shprehur i kënaqur me fitoren e jashtëzakonshme që ekipi i tij United shënoi ndaj Arsenalit.

“Performanca jonë ishte e mrekullueshme dhe ne e merituam këtë rezultat. Pa marrë parasysh se në çfarë forme është Arsenali, çdo herë që luajmë me ta, gjithmonë provojmë të shënojmë. Ata nuk kanë disa lojtarë, por kjo nuk na e heq meritën ne”, tha Rooney.

Ai i bëri 152 gola për United me këto tre që shënoi sot. Golat e para për fanellën e Evertonin dhe më pas Unitedit, Rooney i shënoi pikërisht ndaj skuadrës së Arsene Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›