Tadic: Serbia nuk do luftë
BEOGRAD-Presidenti serb, Boris Tadic, tha se Serbia nuk dëshiron luftë as dhunë, e nëse Prishtina, sipas tij, ndërmerr aksione të dhunshme, “ajo do ta bartë vetë përgjegjësinë për pasojat”.
“Serbia kërkon nga EULEX-i dhe KFOR-i status neutral dhe të ndalojnë veprimet e dhunshme të Prishtinës në drejtim të veriut të Kosovës, sepse ai është obligim i tyre në përputhje me të gjitha vendimet e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Tadic për mediat serbe.
Ai ritheksoi se Serbia do të vazhdojë të luftojë për realizimin e interesave të saj në institucionet evropiane dhe botërore, ndërsa me “mjete ligjore”, siç tha Tadic, do të kujdeset për sigurinë dhe interesat e serbëve në Veri.
(d.b/BalkanWeb)