E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan kërkon dhe Montolivon

Mbërritja e Alberto Aquilani duhet thënë se nuk e ka ndalur Milanin të vazhdojë kërkimet e saj në merkato.

Kjo shtuar dhe dëmtimin serioz të Flamini, ka bërë akoma më shumë që Milani të kërkojë një mesfushor tjetër për të forcuar ekipin.

Siç bëhet e ditur nga “La Nazione”, klubi kuq e zi nuk ka hequr dorë nga Riçardo Montolivo, ku i është ofruar një shifër prej 7 milionë eurosh klubit të Fiorentinës.

Për momentin megjithatë, me sa duket oferta është refuzuar menjëherë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›