Kuvendi i Kosovës: 28 Nëntori, festë shtetërore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim gjashtë projektligje që burojnë nga plani i Ahtisarit.
Ndër ta edhe projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe atë për festat zyrtare në Republikën e Kosovës. Ndonëse është miratuar në parim, grupet parlamentare paralajmëruan qeverinë se projektligji për festat zyrtare në Kosovë nuk do të kalojë nesër në shqyrtimin e dytë, nëse një komision ‘ad hok’, që merret me shqyrtimin e vërejtjeve të deputetëve, nuk përfshin si festa zyrtare edhe Ditën e Çlirimit të Kosovës, Ditën e Dëshmorëve dhe 28 Nëntorin, Festën e Flamurit. Asnjë grup parlamentar nuk e ka përkrahur propozimin e qeverisë, që në kuadër të festave zyrtare të Kosovës të mos përfshihet 28 Nëntori, Dita e Çlirimit të Kosovës dhe Dita e Dëshmorëve. Ishte ministri Arsim Bajrami, i cili propozoi këtë projektligj, i cili ndan festat zyrtare të Kosovës dhe ato kombëtare, duke i përcaktuar ato si festa memoriale. Me propozimin e qeverisë (ministrit Bajrami) nuk janë pajtuar asnjë nga grupet parlamentare, madje edhe ato në pushtet. Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Ramë Buja, tha se PDK-ja do ta përkrahë këtë projektligj gjatë seancës së sotme, kur bëhet shqyrtimi përfundimtar i tij, vetëm nëse ai plotësohet me vërejtjet e grupeve parlamentare. “Kemi vendosur që ta përkrahim në parim këtë projektligj vetëm me mundësinë që besojmë se është ekzistuese që të shtohen, apo të amendamentohet me 3 data, që janë Dita e Flamurit Kombëtar, Dita e Çlirimit dhe Dita e Dëshmorëve, në të kundërtën, ne do të jemi të rezervuar”, tha Buja. Qeveria e Kosovës ka propozuar që Kosova të ketë 11 festa zyrtare, përfshirë Ditën e Pavarësisë, atë të Kushtetutës, si dhe festa që përkojnë me Vitin e Ri, 1 Majin, Ditën e Evropës dhe festa fetare. Kështu që sot ka mbetur që aty të përfshihen dhe festa tjera, siç janë Dita e Çlirimit, Dita e Dëshmorëve dhe 28 Nëntori. Në seancën e djeshme, Kuvendi miratoi edhe projektligjin “Për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë”, projektligjin “Për azil” dhe drafte të tjera. Miratimi i këtyre projektligjeve është bërë me procedura të shpejtuara. Në shenjë pakënaqësie me një formë të tillë të punës, grupi parlamentar i AKR-së është larguar nga seanca, pasi këto ligje u janë shpërndarë deputetëve gjatë ditës së djeshme. Sidoqoftë, pas miratimit në parim, pritet që sot Kuvendi t’i miratojë në leximin e dytë këto projektligje. Deri tani, Kuvendi ka miratuar 19 nga 34 ligjet që burojnë nga plani i Ahtisarit, të cilat hyjnë në fuqi, pasi të fuqizohet edhe Kushtetuta e Kosovës, më 15 qershor.