E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja, tjetër ditë e kaluar në “ngujim”

TIRANE- Kombëtarja shqiptare ka vijuar me ditën e dytë të përgatitjeve për ndeshjen me Estoninë, ndonëse kushtet atmosferike kanë kushtëzuar jo pak programin e hartuar më parë nga trajneri Kuzhe. Ditën e enjte skuadra ka zhvilluar vetëm një seancë stërvitore, atë të pasdites në aneksin e stadiumit, ndërsa paradite lojtarët kanë punuar në palestër. Punë të diferencuar ka zhvilluar vetëm Emiljano Vila, që gjithsesi duket e ka kaluar gjendjen gripale. Në Talin, ku është grumbulluar kombëtarja, dëbora duket se ka paralizuar çdo gjë. Futbollistët shqiptarë kanë qëndruar gjithë kohës në hotel, duke pirë kapuçino dhe duke naviguar në internet. Edhe trajneri Kuzhe, që ka patur probleme shëndetësore, ka qenë disi më mirë. Ndeshja Estoni-Shqipëri është e fundit për këtë vit për kombëtaren shqiptare dhe do të zhvillohet të shtunën në orën 15.00 me orën shqiptare.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›