Kara DioGuardi, kantautorja shqiptare e yjeve të Hollivudit
"Prej 10 vitesh, një vajzë Shqiptare është kthyer në kantautoren më të kërkuar nga të gjithë ata që me të drejtë i quajmë yje të skenës hollivudiane. Kara DioGuardi, vajza e kongresmenit të njohur i cili ka luftuar aq shumë për çështjen Shqiptare, Joseph DioGuardi, ka arritur të realizojë plotësisht ëndrren Amerikane, duke u kthyer në një emër të nderuar nga kritika dhe shumë të dashur për të rinjtë në të gjithë botën...
Eshtë pikërisht Kara Elisabeth DioGuardi, e cila pasi u diplomua në një nga universitetet më prestigjioze Amerikane, vendosi t’i japë një kthesë të rëndësishme jetës së saj, duke nxjerrë në pah talentin që kishte të fshehur brenda saj prej disa vitesh. DioGuardi, është personi që ka shkruar, kompozuar dhe orkestruar super hitet që ne i dëgjojme kudo dhe i shohim në MTV, VH1 apo BET. Kara DioGuardi është talenti që ka realizuar plotësisht 12 këngët e albumit të fundit të Christina Aguilera, “Back to basics” duke perfshirë edhe suksese të tilla si, “Ain’t no other man”, Oh Mother, apo Hurt.
Kara DioGuardi ka dhënë një intervistë ekskluzive për Gazeta Shqiptare të cilën ju ftojmë ta lexoni.
Kara, çfarë dini për Shqipërinë? Ndonëse keni lindur dhe jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çfarë do të thotë për ju të jeni Shqiptare?
Kur isha e vogël, kisha informacion të kufizuar për Shqiptarët, deri në momentin kur im atë, filloi të më edukonte mua dhe vëllain tim për kombin tonë. Një gjë e tillë ndodhi 20 vjet më parë dhe jam vërtet e lumtur për këtë. Do të doja shumë ta vizitoja Shqipërinë dhe këtë kam për ta realizuar një ditë. Kam takuar shume Shqiptarë gjatë këtyre viteve dhe do të më pëlqente që edhe të bashkëpunoja me ta në fushën e muzikës.
Ju jeni vajza e Joseph DioGuardit, ish kongresmenit dhe kryetarit të komitetit Shqiptar per veprim politik. Cili është opinioni juaj për punën e babait tuaj lidhur me çështjen Shqiptare?
-Jam krenare për kontributin që ai ka dhënë për të krijuar një botë më të mirë për Shqiptarët. Jam krenare që babai im ka bërë aq shumë për t’i treguar botës padrejtësitë që i janë bërë atij rajoni.
Si nisi karriera juaj dhe kur e kuptuat se ishit e talentuar?
-Më kujtohet që kam kënduar që e vogël. Edhe në familje këndohej gjithmonë dhe kjo më bëri të rritesha me shumë dashuri për muzikën. Sapo mbarova universitetin, vendosa të bëhesha artiste.
Arrita të nënshkruaj një kontratë me një shtëpi diskografike nga fundi i viteve ’90. megjithatë albumi nuk doli asnjëherë në treg, por një nga këngët që kisha realizuar u bë e preferuara e një producenti të njohur i cili mu lut që këngën e albumit tim t’ia jepja një këngëtari Britanik me të cilin po bashkëpunonte. Kënga u bë hit ndërsa unë një kantautore e suksesshme brenda natës.
Ju keni shkruar hite të mrekullueshme për artistë të mëdhenj të skenës botërore duke u shndërruar në një prej kantautoreve dhe producenteve më të mira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si ndiheni tashmë që jeni e rrethuar më sukses dhe me yje të vertetë?
-E rëndësishme është që të mos humbasësh sensin e realitetit. Sa për të tjerat, të gjithë njerëzit janë njësoj, si ata që realizojnë koncerte në stadiume botërore për 90 mijë vete, si ata që shkojnë dhe punojnë tetë orë në një ndërmarrje.
Çfarë ndjesie ju japin çmimet e fituara?
-Ndihem vërtet e bekuar sepse mbi të gjitha bëj punën që gjithmonë kam ëndërruar. Çmimet jane rezultati.
Ç’mund të na tregoni për eksperiencen tuaj në realizimin e kolonave zanore?
-Një nga gjërat që më pëlqen të bëj më së shumti është të shkoj në kinema. Eshtë ndjesi e jashtëzakonshme të shohësh një film dhe gjatë një sekuence të dëgjosh muzikën që ke krijuar me aq shumë dashuri. Eshtë një ndjenjë triumfi, sepse në atë askush në kinema nuk e di se personi që ka realizuar kolonën zanore të filmit ndohet në sallën e kinemasë. Këtë fakt e di vetëm unë.
Çfarë është kompania “Arthouse Entertainment?
-“Arthouse Entertainment” është kompania muzikore që e kam themeluar së bashku me Stephen Finfer. Në këtë kompani kemi një sërë emrash të njohur si Snoop Dog apo Britney Spears, por edhe të rinj që sapo kanë nisur bashkëpunimin me ne si Britaniku Mika dhe grupi One Republic. Cilat janë bashkëpunimet më të fundit? Bashkëpunimi më i fundit është me Justin Timberlake dhe Timberland. Gjithashtu po punoj me Chad Kroeger, Ëill I Im, Lil’ Jon, Paris Hilton, dhe shumë artistë të tjerë.
(e.n/BalkanWeb)