E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvaret në ambjentet e policisë i shoqëruari për vjedhje

DURRËS- Vetëvaret në ambjentet e policisë i shoqëruari për vjedhje Klodian Bushi. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Komisariatin e Policisë së Durrësit kur 27 vjecari është gjetur i varur me xhaketën e tij në dhomat e shoqërimit.

Kanë qenë oficerët e policisë ata që kanë konstatuar ngjarjen, duke dërguar menjëherë për në spital 27 vjecarin, por pa mundur ti shpëtojnë jetën.
Burime nga policia bëjnë të ditur se gjithçka ka ndodhur pas marrjes në pyetje ,gjatë kohës kur po pyetej bashkëshortja e tij. Ndërkohë mësohet se kanë nisur hetimet për zbardhjen e motiveve që cuan të shoqëruarin drejt këtij akti. Policia bën të ditur se 27 vjecari ka qenë i shoqëruar edhe herë të tjera ndërsa mësohet se ishte përdorues droge.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›