Mitrovicë, sulm me armë ndaj kandidatit të AAK-së
MITROVICE- Sulmohet me armë zjarri nga persona të paidentifikuar kandidati i AAK-së për kryetar i Mitrovicës, Hysni Ahmeti. Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk ka patur të lënduar.
Zëdhënësi rajonal i Policisë, Besim Hoti bëri të ditur se incidenti ndodhi të enjten, rreth orës 18:35, kur është shtënë me më tepër se një plumb në drejtim të veturës së Ahmetit. Sipas policisë sulmi ka ndodhur në hyrje të të qytetit të Mitrovicës në afërsi të varrezave ortodokse.
Ky incident në fushatën zgjedhore në Kosovë pason atë të dy ditëve më parë kur eskorta e Kryeministrit të Kosovës dhe liderit të PDK-së Hashim Thaci u sulmua me gurë nga persona të paidentifikuar, pasi kishte përfunduar fushatën në Decan.
(e.n/telegrafi/BalkanWeb)