Ilari Blazi: Toti duhet të shkojë në kombëtare
ROME- Nëse do të isha Françesko, do të shkoja në kombëtare... Pastaj, Botërori që zhvillohet në Afrikën e Jugut është një udhëtim i mirë, nuk kemi qenë kurrë atje. Kanë qenë këto fjalët e Ilari Blazit, bashkëshortes së Françesko Totit, e ftuar në “Chiambretti Night” në Italia 1. E pyetur se çfarë duhet të bëjë kapiteni i Romës në rast se i vjen një thirrje nga Marçelo Lipi, fjalët e saj kanë qenë të qarta. Por, Ilari ka folur edhe për çështjen Kasano. “Është i zoti dhe meriton të jetë në kombëtare”, tha ajo. Ilari Blazi foli edhe për raportet me botën e futbollit: “Më duhet të rrëfej se nuk shoh kurrë programe futbolli, nuk shoh as ndeshje, madje ndonjëherë ngatërroj Françeskon me ndonjë tjetër”.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)