Hidink i druhet vetëm mbrojtjes së Sllovenisë
Gus Hidink ka një rekord që e bën krenar përpara ndeshjes me Slloveninë të shtunën në Moskë, megjithatë tekniku holandez është nga ata që i merr gjërat me radhë. Ai nuk ka dështuar asnjëherë për ta çuar një skuadër kombëtare në turnetë e mëdha. Hidink e kualifikoi Holandën në Botërorin e vitit 1998 dhe më pas e përsëriti këtë me Australinë në 2006, përpara se të kualifikonte Rusinë në Euro 2008. “Nuk shqetësohem shumë për rekordet personale, - deklaroi Hidink, që në 2002 udhëhoqi edhe Korenë e Jugut drejt gjysmëfinaleve të Botërorit. – Ne kemi një objektiv më të madh për të arritur dhe duhet të bëjmë gjithçka mundemi për t’u kualifikuar në Afrikën e Jugut”, shtoi ai. Pas ndeshjes së të shtunës, Rusia dhe Bosnja do të përballen të mërkurën në Maribor. Kapiteni Andrei Arshavin tha se rusët kishin qenë më fat në short, duke u përballur me një ekip që mban vendin e 49-të në FIFA, por Hidink mendon ndryshe. “Sllovenia ka një nga mbrojtjet më të mira, ata kanë pësuar vetëm 4 gola në 10 ndeshje”, tha ai.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)