E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombi shqiptar është komb myslimanokristian

Nexhmedin Spahiu

- Debatet e fundit rreth rolit të fesë, Skënderbeut, lindjes së kombit kosovar etj., na kthejnë te formula themeltare e kombit shqiptar. Kur dikush akuzohet se po sulmon themelet e kombit, atëherë duhet të dimë se cilat janë formulat themeltare.

Kombi shqiptar u themelua nga 4 komunitete fetare politikisht shumë të ndara në shekullin XIX(myslimanët sunitë, bektashinjtë, ortodoksët dhe katolikët).

Këto komunitete i bashkonin 3 gjëra: gjuha, gjaku dhe territori. Përqindja e këtyre komuniteteve në popullsinë e gjithëmbarshme të vendit ishte e ndryshme. Formula themeltare nuk qe ajo e madhësisë se komuniteteve, por një formulë fatlume që siguroi kohezionin shekullor.


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›