Rama: Tërheqja e Zaganjorit, hap rrugën për kompromis. PD: PS refuzoi konsensusin

Edi Rama
Lideri i opozitës rithekson se Partia Socialiste është e gatshme për të zgjedhur një president konsensual. Edi Rama në një deklaratë për shtyp nga selia e PS-së theksoi se tërheqja e Xhezair Zaganjorit hap rrugë për kompromis. Rama u shpreh i gatshëm për të dialoguar me mazhorancën për zgjidhjen e ngërçit presidencial.
“Kemi vetëm një kërkesë për dialog konstruktiv pa parakushte dhe pa paragjykime, për të miratuar një figurë konsensuale. Të zgjedhim Presidentin e ri të Republikës me votat e qeverisë dhe votat e opozitës. Çdo krizë ka dy medalje, nga një anë fytja në spirale dhe nga ana tjetër një rrugë e re, ne do të bëjmë gjithçka për këtë të dytën, tha ai.
Rama nënvizoi se zgjedhja e një presidenti konsensual do ti përbënte një shans të mirë për marrjen e statusit për anëtarësimin në BE. Para përfundimit të sesionit parlamentar të kërkojmë njëzëri statusin kandidat. Vetëm të bashkuar mund tia dalin kësaj sfide komplekse që nis me zgjedhjen e presidentit, u shpreh Rama.
Pak minuta pas kësaj deklarate, ka ardhur reagimi i Partisë Demokratike. Zëdhënësja, Silvi Bardhi, u shpreh se Partia Socialiste po synon bllokimin e procesit të zgjedhjes së Presidenti. Duke marrë shkas nga refuzimi i Xhezair Zaganorit, sipas PD-së pas kësaj fshihet bllokimi i procesit për marrjen e statusit kandidat. Më tej në deklaratën e PD-së thuhet se mazhoranca do të zgjedhë një President të denjë në përputhje me Kushtetutën.
Shqiptarët e dinë se Zaganjori ishte kandidat koncensual dhe se vetëm z. Rama dështoi për të dhënë koncensusin për shkak se z. Rama në mënyrë të padrejte dhe jomeritore paragjykoi kandidatin parimor për President. z. Rama vazhdon të bëjë loje qesharake duke përsëritur gjatë gjithë kohës që duke bllokuar koncesusin po përpiqet të bëjë pazar me presidentin dhe të bllokojë reformat, thuhet në deklaratën e PD-së.
Zëdhënësja e mbylli deklaratën me fjalët se PD mbetet tërësisht e përkushtuar në bashkëpunim me aleatët dhe në përputhje me Kushtetutën të bëjë gjithçka për ti dhënë Shqipërisë një President të denje siç e meriton me interes për qytetaret. /F.S/