Kombinat, banoret pa uje

Ata ankohen se nuk kane uje dhe per vite me radhe kane patur probleme me kanalin e ujerave te zeza.
Kanali i ujerave te zeza ishte kthyer ne makth per keta banore pasi shpesh shkaktonte permbytje te zones dhe ndotje te ambientit.
Por mesa duket ky nuk eshte problemi i vetem qe ata kane. Kryetari i bashkise Rama i eshte pergjigjur banoreve duke kerkuar administrimin e ujesjellesit nga bashkia, deri me tani ne varesi te Ministrise se Puneve Publike.
"Qeveria del neper televione per te bere shfaqje firmash per vepra te medha kanalizash dhe kurre nuk u kujtua te beje kete kanalizim qe e ben kete lagje te pajetueshme", tha Rama.
Me nje fond prej 47.5 milion leke eshte bere i mundur rikonstruksioni i kanalit me gjatesi 690 metra lineare, i cili do te perfshije kanalizimin e te gjithe ujerave qe rrjedhin ne shtrat te hapur duke i futur ato ne tubacion te mbyllur.