Zgjedhjet e pjesshme kushtojnë 10 milionë lekë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje projektvendimin për koston e zgjedhjeve të pjesshme vendore të 15 nëntorit si dhe miratoi kandidatët e tri partive të vetme që do të jenë në garë. Kështu, sipas projektit, zgjedhjet e pjesshme vendore do të kushtojnë 10 milionë lekë të reja, të cilat do të përdoren për të gjitha procedura. Po dje, KQZ miratoi edhe ngritjen e KZAZ-ve që do të përbehet nga anëtarë të propozuar nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Këto do të jenë edhe tri partitë e vetme në garë. Partia Socialiste i bojkotoi ato, ndërsa Partia e Punës së Shqipërisë e Rinovuar, edhe pse u regjistrua në KQZ, u tërhoq, pasi nuk dërgoi kandidatët. KQZ miratoi dje edhe kandidatët e të gjitha forcave politike si të PD-së, të LSI-së dhe PBDNJ-së.