E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria ftesë për investigime kanadeze



Qeveria është e angazhuar për të krijuar një klimë biznesi më tërheqëse për investitorët kanadezë, jo vetëm në sektorin e hidrokarbureve, por edhe në fusha të tjera të ekonomisë, ku kompanitë kanadeze kanë rol udhëheqës në botë. Ministri i Jashtëm Ilir Meta takoi dje presidentin dhe drejtorin ekzekutiv të kompanisë Bankers Petroleum Ltd., Abby Badwi, një kompani kanadeze që prej vitesh punon në zonën naftëmbajtëse Patos-Marinzë (Fier). Në takim, z. Meta theksoi rëndësinë që kanë investimet e huaja në zhvillimin e ekonomisë shqiptare. Në këtë kontekst, ai vlerësoi investimet që kompania kanadeze Bankers Petroleum Ltd ka kryer vitet e fundit, të cilat kapin shifrat e 200 milionë dollarëve. "Vizita e fundit e kryetarit të Dhomës së Senatit Kanadez, z. Noel Kinsella, në Shqipëri është një shenjë pozitive për forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve", - theksoi z. Meta. Nga ana e tij, z. Badwi vlerësoi si shumë pozitiv bashkëpunimin me qeverinë shqiptare. Ai e informoi z. Meta për planet e zhvillimit dhe investimit të kompanisë Bankers Petroleum Ltd në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, me një vlerë totale projekti prej 400 milionë USD për 3 vitet e ardhshme. "Potencialet ekonomike të Shqipërisë në sektorët e energjitikës, transportit apo shërbimeve janë ftesë në të ardhmen e afërt për investitorët kanadezë", - tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›