Pronësia, Kushtetuesja shqyrton “Avokatin e Popullit”
Gjykata Kushtetuese nisi dje shqyrtimin e ankesës së ardhur nga Avokatit i Popullit, i cili kërkoi anulimin e disa neneve në ligjin e ri për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme. Avokati ka ankimuar disa nene të këtij ligji, të cilat i japin kompetencë kryeregjistruesit të anulojë të drejtën e pronësisë. Sipas Avokatit të Popullit, kryeregjistruesi ka të drejtë të regjistrojë pasuri, por s’ka të drejtë ligjore që të heqë të drejtën e pronësisë. Ky ankimim nga Avokati i Popullit u bë pas ankesave të shumë qytetarëve në këtë institucion, por Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e Avokatit të Popullit për të pezulluar këto nene të ligjit dhe udhëzimin deri në marrjen e një vendimi nga kjo gjykatë. Institucioni më i lartë gjyqësor pritet që në ditët në vazhdim të marrë vendim lidhur me ankimimin.