Kombinati i aluminit në Mal të Zi ndot liqenin e Shkodrës
24/05/2009 Mbetjet derdhen në lumin që rrugëton drejt liqenit. Banorët me infeksione në lëkurë
SHKODER- Liqeni i Shkodrës ndotet vazhdimisht nga Kombinati i Aluminit të Malit të Zi. Shqetësimi ngrihet nga REC i Shkodrës, si dhe nga banorët në të dy anët e këtij liqeni. Ky problem është ngritur prej kohësh, por asnjë institucion ende nuk ka ndërhyrë për të marrë masat e duhura në mënjanimin e rrezikut që vjen nga ndotjet që vijnë nga Mali i Zi.
Ndotja dhe sëmundjet
Ditët e fundit kanë qenë banorët që jetojnë në Zogaj dhe në pjesën e Malësisë së Madhe për gjatë liqenit të Shkodrës, të cilët paraqesin shqetësimin e tyre. Fëmijët e këtyre zonave janë të parët që fillojnë të lahen që më 1 maj në ujërat e liqenit. Vetëm disa ditë nga plazhi i tyre në liqenin e Shkodrës kanë filluar shenjat e para në trupin e tyre të shkaktuara nga ndotjet në liqen. Banorët e zonave përgjatë liqenit të Shkodrës shprehen se fëmijëve kanë filluar t’u dalin puçrra dhe kanë kruajtje lëkure. Për këta banorë problemi krijohet nga ndotjet që vijnë nga kombinati i aluminit në Mal të Zi. Këto ndotje vihen re me sy të lirë sidomos gjatë stinëve të ngrohta, kur dhe problemi shtohet edhe më tepër. Përfaqësuesit e REC Shkodër shprehen se ndotjet në liqenin e Shkodrës vijnë nga shkaqe të shumta, por ato që vijnë nga Kombinati i Aluminit janë të shumta. Në Mal të Zi kombinati i Aluminit ka 6 puse. Nëpërmjet këtyre puseve derdhen mbeturinat e këtij kombinati. Lënda nga 6 puset derdhet në lumin Moraça të Malit të Zi për të vijuar udhën drejt ujërave të liqenit të Shkodrës. Derdhja e këtyre mbetjeve ngrihet si problem që në vitin 2000, kur u konstatuan problemet e para tek banorët që e frekuentonin më shumë se të tjetër plazhin në liqenin e Shkodrës. Më pas në vitin 2001, Mali i Zi solli një specialist nga Italia për të bërë analizat. Konkluzionet e këtij specialisti nxorën se kombinati i Aluminit nuk përbënte rrezik. Përfundimi i këtyre analizave gjeti mbështetjen edhe të specialistëve malazezë, të cilët theksuan se mbetjet e Kombinatit nuk ndotin ujërat shqiptarë të liqenit të Shkodrës. Pavarësisht këtyre konkluzioneve specialistët e REC Shkodër shprehen se rreziku i ndotjes nga Kombinati i Aluminit të Malit të Zi vazhdon të jetë prezent në liqenin e Shkodrës. Bashkia e Shkodrës në bashkëpunim me REC (Agjencia Rajonale Mjedisore për Evropën Juglindore ) dega Shkodër ka organizuar sot pastrimin e zonës turistike Shirokë- Zogaj përgjatë liqenit të Shkodrës. Në këtë nisëm tepër të rëndësishme për mjedisin, aq më tepër në një zonë të admirueshme turistike morën pjesë aktive nxënës nga shkolla të ndryshme 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit të Shkodrës.