E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komedia "Testamenti i Ri" shfaqet në Akademinë e Arteve

"Testamenti i Ri", kjo është komedia që u vu në jetë nga studentë të vitit të tretë në Akademinë e Arteve, të cilët japin provimin me këtë shfaqje për simestrin e dytë. Pedagoge udhëheqëse e kësaj shfaqje është profesoresha Sesilia Plasari, e cila ka jetuar që prej shumë vitesh në Francë, por më parë ka dhënë mësim në katedrëne Akademisë së Arteve. Me role kryesore të studentëve si Albano Bogdo dhe Besmir Halitaj, kjo shfaqje ka marë dimensione të kënaqshme. E ndërsa autori i veprës është ruso francez dhe ka vënë në jetë një nga perlat e tij, e cila bën një paralelizëm mes "Testamentit të vjetër" dhe "Testamentit të ri" në bibël. Një komedi e cila paraqet me humor të hollë gjendjen e Europës mes viteve të Luftës së Dytë Botërore, duke vënë në themel jetën e një specialisti të mjekësisë nga Franca. Publiku herë pas herë e shoqëronte lojën aktoreske me duartrokitje të vazhdueshme. E ndërsa kjo shfaqje nuk mbaron me kaq, pasi sallën e Akademisë ajo do të shfaqet edhe nesër. Ndërkohë shumë studentë nga kjo shfaqje do të marrin pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit, që tashmë është bërë traditë dhe që mbahet në Butrint.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›