Komedia “Art” mbrëmë shfaqja e fundit
TIRANE-U shfaq mbrëmë për herë të fundit në Teatrin Kombëtar Komedia "Art" e Yasmina Rea me regji Fatos Haxhirajt dhe skenografi të Bujar Kapexhiut.
Në këtë komedi që trajton problemet e artit dhe miqësisë midis tre shokëve, Mark, Serzhe dhe Ivan luajnë aktorët Artan Imami, Enver Petrovci dhe Bujar Asqeriu. Ngjarja zhvillohet në Paris, më së shumti në apartamentin e Serzhit, por edhe te dy të tjerëve. Në momentin kur Serzhi blen një pikture të madhe dhe shumë të shtrenjtë (rreth 40.000 euro) dhe me krenari ua tregon shokëve të tij, shoqëria e tyre e ngushtë 15-vjeçare tronditet plotësisht. Piktura,vepra e një autori modern, është një kanavacë e bardhë me disa vija të bardha. Marku duke u tallur, dhe me cinizëm e përshkruan tablonë si një vepër pa vlerë. Por a është piktura që e ofendon atë apo pavarësia e mendimit, jo karakteristikë kjo e shokut të tij Serzh? Për të pavendosurin Ivan, të torturuar nga problemet e dasmës së tij në prag, pakënaqësisë ndaj punës si shitës në një kinkaleri, shoqëria me dy të tjerët është limani i vetëm i qetë, gati-gati i shenjtë. Por me gjithë përpjekjet e tij të dëshpëruara për të vendosur paqen midis Markut dhe Serzhit gjendja sa vjen e përkeqësohet dhe nga argumentet teorike mbi artin modern, kalohet në konflikt mbi gjëra shumë personale, në kufijtë e shkatërrimit të shoqërisë së tyre të gjatë dhe të ngushtë.
(d.b/GSH/BalkanWeb)