E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Gedaf kërkon ndërmjetësimin e Papandreut

ATHINE-Kryeministri grek Jorgos Papandreu pati dje pasdite një bisedë telefonike me homologun e tij libian, kryeministrin e Libisë Al-Bagkntanti Al-Mahmud.

Gjatë bisedës telefonike, kryeministri i Gadafit, përsëriti angazhimin e vendit të tij për respektimin e rezolutës të OKB-së dhe iniciativës së Bashkimit Afrikan për një marrëveshje paqeje.

Sipas agjencisë libiane të lajmeve “Jana”, së cilës i referohen mediat greke, kryeministri libian ka thënë gjatë kësaj bisede se: "është agresioni i “kryqëzatave kolonizatore” që shkel këto rezoluta". Ndërkohë i pyetur nga gazetarët, kryeministri i Libisë deklaroi se më homologun grek kishte biseduar që “Greqia të marrë një rol ndërmjetësues në mënyrë që t'i jap fund konfliktit në Libi”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›