Film i ri per vrasjen e presidentit amerikan Abraham Linkoln
.jpg)
Shumica e amerikaneve e dine se presidenti i Shteteve te Bashkuara Abraham Lincoln u vra nga John Wilkes Booth. Por ata ndoshta nuk e dine se Booth ishte pjese e nje konspiracioni te nderlikuar. 12 dite pas kryerjes se vrasjes Booth u qellua me arme zjarri nga autoritetet qe e kerkonin ate. Kater persona te dyshuar se ishin pjese e ketij konspiracioni u ekzekutuan dhe kater te tjere u denuan me burg. Tani nje film i ri i regjizorit Robert Redford ndricon nje nga ngjarjet me te rendesishme ne historine amerikane.
Me 16 prill 1865 presidenti Abraham Lincoln qellohet me arme zjarri kur ishte duke shikuar nje shfaqje ne Teatrin Ford ne Uashington. Pas pak ai vdes dhe Shtetet e Bashkuara perfshihen nga nje kaos.
Autori i vrasjes ishte aktori amerikan John Wilkes Booth. Shumica e amerikaneve besojne se aktori Booth ka vepruar i vetem. Ne fakt ishin 8 persona tjere ne komplotin per vrasjen jo vetem te presidentit por edhe te nenpresidentit dhe sekretarit te shtetit.
Filmi i ri i quajtur The Conspirator me regjine e Roberto Redford-it perqendrohet ne gjyqin ushtarak kunder Mary Surratt-it nenes se nje prej komplotisteve te arratisur.
Ajo paditet sepse ishte pronare e nje shtepie ne te cilen djali i saj George Surrat mbante takime te rregullta me komplotistet tjere.
Frederick Aiken eshte prokuror i cili ka luftuar me ushtrine e veriut kunder forcave te jugut. Fillimisht ai hezitoi te merrte detyren e avokatit mbrojtes per zonjen Surrat. Ne fund te fundit ajo ishte nga jugu. Por ai ndryshoi mendjen kur kuptoi se zonjes Surrat mund ti mohohet e drejta pe nje proces gjyqesor te drejte. Avokati Aiker mendoi se nje nga menyrat per ta ndihmuar ate ishte gjetja e djalit te saj.
Filmi tregon marredheniet mes zonjes Surrat dhe avokatit te saj mbrojtes. Por ne kete tregim shfaqet edhe vullneti i nje nene te perkushtuar per te bere gjithcka qe eshte e mundur per djalin e saj.
Premiera e filmit u mbajt kohet e fundit pikerisht ne teatrin ku u vra presdenti Lincoln. Adhuruesit e filmit erdhen per te pare yjet e filmit dhe personalitete tjera qe moren pjese ne premiere. Regjizori Robert Redfrod shpjegon arsyet e zgjedhjes se kesaj historie.
Te gjithe njerezit kane njohuri per vrasjen e presidentit Lincoln por une kuptova se pak njerez dinin per ngjarjen qe kishte lidhje me vrasjen dhe deshirova ta tregoj ate ne ekran.
James McAvoy luan rolin e avokatit Frederick Aiken.
Personazhi im i cili ne fillim ishte ne favor te varjes se paligjshme te zonjes Surrat nderron mendjen dhe fillon ta kuptoj se per ta dashur vendin e tij ai duhej ta repektonte ligjin dhe kushtetuten e vendit dhe rrjedhimisht te kundershtonte varjen e zonjes Surrat.
Robin Wright luan rolin e Mary Suarrat.
Filmi eshte me shume mbi elementin human dhe sjelljen njerezore se sa deshmite historike.
Fred Borch ishte konsulent i historise ne kete film.
Filmi tregon se duke mos marre parasysh fajesine apo pafajesine zonja Surrat dhe ata qe kishin lidhje me komplotin nuk u gjykuan ne menyre te drejte sepse qeveria ishte e frikesuar se nese ata nuk e shtypin kete konspiracion mund te shtohej numri i sulmeve te konfederates mbi qeverine.
Konsulenti Borch thote se filmi eshte i bazuar ne ngjarjen e vertete.
Nje nga arsyet qe filmi trajton kryesisht procesin gjyqesor eshte se nje gazetar i cili ka ndjekur gjyqin ka shkruajtur pothuaj te gjitha fjalet qe jane thene ne gjykate.
Regjizori Redford shpreson qe filmi ti beje njerezit ta shikojne vrasjen e presidentit Lincoln nga nje kendveshtrim tjeter.
Nuk besoj se filmat ndryshojne opinionet e njerezve ose ndikojne ne ndryshimin e politikave. Por do te mendoja se njohurit mbi ate qe ka ndodhur ne te kaluaren dhe perseritja e atij procesi mund te krijoje nje pergjigje emocionale. Shpresoj qe kjo te ndodh.