Çapaliku: Si regjisor, për të kuptuar publikun
Dhunimi i ndjenjave të qenies njerëzore deri në përçmim. Kjo është ideja që do të trajtojnë “Putargat e thata” sonte në skenën e Teatrit Kombëtar. Një shfaqje e cila do të vihet për herë të parë nga dora e një dramaturgu, por që kësaj herë do të personifikohet me rolin e regjisorit, Stefan Çapaliku. Trupa teatrale shkodrane pritet të vijë gjatë mbrëmjes së sotme me një dramë të titulluar “Putargat e thata”. Propaganda e ish-kampit komunist, peripecitë që dashur pa dashur të ngarkonte ky sistem, si dhe njollosjen e biografisë me një term të vetëm, i persekutuar, strukturon dominancën në të gjithë veprën. Aktorët e djepit të kulturës, Shkodrës, si Bep Shiroka, Paskualina Shllaku, Jozef Shiroka, si dhe Erka Karaulli do të jenë protagonistët që do të ndërtojnë dramën e një familjeje të persekutuar në periudhën e propagandës ideologjike. Ndjenja e indiferentizmit i shoqëron kudo nga masa, aq sa detyron motër e vëlla të ushtrojnë edhe incestin mes tyre.
“Ndihem shumë i lumtur që unë si një dramaturg për herë të parë po vë një vepër në skenën e Teatrit Kombëtar”, - shprehet regjisori Stefan Çapaliu. Ai ka shtuar dy faktorë të vetëm si katalizatorët që e stimuluan iniciativën e dramaturgut. “Arsyeja që më ka nxitur më shumë për të sjellë këtë vepër është qarkullimi i shfaqjes si dhe të jem shumë i hapur me reagimet e publikut”, - ka shtuar më tej Çapaliku, duke na zbardhur edhe disa elementë të kësaj drame, e mes tyre edhe shpjegimin e titullit. Ai thotë se “Putargat e thata” nuk janë gjë tjetër veçse vezët e thata të peshkut qefull. Për këtë shfaqje është kujdesur edhe koreografi Gjergj Prevazi, i cili na ka kujtuar se gjatë dramës do të ndeshim edhe disa numra baleti. Skenografia është e Zef Pacit, muzika nga Ramazan Kaponja, ndërsa si asistent regjisor vjen Enver Hyseni.
Historia e një familjeje të persekutuar. Bashkëjetonin një motër dhe një vëlla. Ky i fundit ishte i shkolluar jashtë shtetit, nëpër Evropë, ndërsa e motra për shkak të regjimit të atëhershëm nuk e kishte pasur mundësinë e të mësuarit në një bankë shkolle. Pas disa vitesh studime jashtë Shqipërisë, djali kthehet, trajtohet keq, shihej si një person i dyshimtë nga ideologjia e asaj kohe. Kjo dramë flet për torturimin deri në përçmim të qenies njerëzore. Gjithçka ndryshon kur në një natë ndodh një incest mes tyre. Motra e cila kishte mbetur e pamartuar për shkak të “njollës” si familje, i është futur në krevat dhe bashkë më të vëllanë kanë kryer marrëdhënie seksuale. Pas këtij akti, të dy partnerët tashmë lindin një fëmijë. Sjellin në jetën e përkohshme një djalë, i cili kishte një edukatë të shthurur, ku të gjithë e cilësonin si një bastard. Kjo vinte nga fakti që ai vjen nga një incest, si dhe njëkohësisht është edhe një person i pashkolluar sërish për shkak të sistemit. Nga ana tjetër, marrëdhënia ishte burrë- grua, por edhe motër e vëlla njëkohësisht, ndërkohë që fëmijën detyrimisht e kishin edhe nip, por edhe djalin e tyre. Këto janë tre personazhet që marrëdhëniet mes tyre dhe ndodhi të ndryshme do të interpretohet sot në Teatrin Kombëtar. Babai le të themi, gjatë kohës që ishte jashtë me studime kishte një të dashur të cilën e quanin Greta. Ajo i dërgonte letra vazhdimisht, por djali nuk ia kthente, sepse nuk i lejohej duke qenë i persekutuar. Ndërkohë që çdo vit me rastin e ditëlindjes ajo i dërgonte një pako me “aftershave”, duke qenë se ai e kishte mjekrën shumë të ashpër. Po pse pikërisht këtë lloj asortimenti? I dërgonte të tilla pako duke qenë se ata të dy ishin njohur me njëri-tjetrin në një dyqan të tillë. Për 40 vjet me radhë, e për çdo ditëlindje ajo i dërgonte nga një pako të tillë. Pikërisht këtu fillon edhe drama, tek mënyra se si vjen pakoja nga jashtë shtetit. E motra dhe bashkëshortja njëkohësisht, si dhe i biri dhe nipi, acarohen nga kjo manovër jo për xhelozi, por më shumë për shkak të frymës materialiste që i karakterizon. Ata mësojnë për këtë histori dhe nervozohen më shumë, për faksin se përse ajo nuk angazhohet aspak për t’u sjellë pako edhe pjesëtarëve të tjerë të familjes, por vetëm atij të parit. Ata çuditen me dhuratën e përvitshme dhe i kërkojnë atij t’i përgjigjet pyetjes se përse ajo nuk sillte edhe ndonjë fustan, apo ndonjë motor për dhuratë, por vetëm “aftershave”. Në këtë mënyrë ata e detyrojnë burrin që merrte dhuratat e çuditshme t’i kërkojë simbolika të tilla, ndërkohë që ai kurrë nuk i kishte shkruar asnjëherë edhe një letër të vetme. Përfundimisht merr guximin dhe i dërgon një letër në të cilën ai parashtron kërkesat e ngritura nga familja e tij e dyfishtë.
Kishte shumë kohë që sa herë që ai mbetej i vetëm në shtëpi, vajza, pra Greta, i shfaqej para syve atij, e bukur, elegante dhe e re, ashtu siç e mbante mend para 40 vitesh. Për aq kohë sa qëndron në dhomën e burrit, ajo shpërndanë vetëm lule, kur ajo largohej i mbledh përsëri dhe zhduket. Një ditë të zakonshme gjithçka merr tjetër rrjedhë. Mes një dialogu të zakonshëm të vajzës imagjinare, dhe burrit tashmë të moshuar ndërhyjnë pjesëtarët e tjerë të familjes. Në një moment gjatë shfaqjes, ata kishin dyshuar edhe më parë për një person që vjen dhe hedh vetëm lule në shtëpinë e tyre, duke qenë se kishin gjetur një të tillë në tokë. Kështu, ata e ruajnë dhe sapo ajo shfaqet, ata e zënë rob dhe e dhunojnë duke e vrarë atë. Në këtë mënyrë, edhe burrit i dhunojnë pasionin, dëshirën e gjithçka që e lidhte me atë vajzë. Humb sensin e jetës. Nuk i mbetet gjë tjetër, veçse pakot me “aftershave” që ajo i kishte sjellë për çdo vit për ditëlindje. Ai i merr dhe i pi, derisa vdes.