Zhvillim ekonomik, jo ndihma
Prej se është shpallur pavarësia, qytetarëve të Kosovës vazhdimisht po u premtohet dalja nga ky stagnim ekonomik dhe ngritja e mirëqenies. Mirëpo, gjykuar nga statistikat, papunësia nuk është duke u zvogëluar, por përkundrazi, duke u rritur: për çdo vit në Kosovë hyjnë në tregun e punës shumë më shumë persona të aftë për punë sesa Kosova mund të krijojë vende të punës. Siç dihet, nga vetë ekspertët e ekonomisë është thënë që për ta mbajtur papunësinë në nivelin zero, Kosovës i duhet ngritje ekonomike prej 7.2%, gjë që nuk është rasti me Kosovën tani për tani. Qeveria nuk po merret me zbatimin e ndonjë plani konsistent ekonomik përveçse ky plan është ndërtim dhe rindërtim i rrugëve. Konferenca e Donatorëve fiktivisht e pasuroi Kosovën me 1.2 miliardë euro. Shtete të ndryshme të botës premtuan shuma të ndryshme për Kosovën, para këto që do të duhej ta ndihmonin ekonomikisht vendin tonë (kështu të paktën na u tha). Deri tash shumë pak nga këto para kanë arritur në Kosovë. Me të filluar ardhja e tyre në vendin tonë, filloi t’u dalë edhe boja atyre donacioneve.
Qeveria e Gjermanisë në Konferencën e Donatorëve premtoi 100 milionë euro ndihmë financiare për Kosovën. Para pak ditësh, Gjermania dërgoi një pjesë të shumës së premtuar, 40 milionë euro. Por filloi të përflitej se Gjermania nuk kishte dërguar donacion, por kredi për Kosovën. Ndërkaq, zyrtarët e MEF-it kanë thënë se paratë që i ka dërguar Gjermania nuk janë vetëm kredi, por edhe grante stimuluese. Sipas kësaj ministrie, prej këtyre 40 milionëve vetëm 23 milionë janë grante e 17 milionë kredi e butë. Pra, këto 17 milionë euro qeveria e Kosovës do të duhet t’ia kthejë Gjermanisë herëdokur. Thjesht, ne përveç borxhit të trashëguar (kredi këto, të cilat i kemi trashëguar nga Jugosllavia e assesi nuk po e dimë se ku janë shpenzuar), do të duhet të paguajmë edhe ato para që na i kanë premtuar si donacione. Por pavarësisht se a janë kredi apo jo këto shuma të premtuara, më e rëndësishme është të dihet se a janë për ne dhe për të mirën tonë këto kredi-donacione. E këtë e tregoi mirë Pieter Feith-i në emisionin ‘Sy më sy’, ku tha: “Shtetet sipas interesit të tyre do të caktojnë vetë se në cilin drejtim do t’i dërgojnë këto donacione”.
Pra, shtetet nuk do t’ia japin drejtpërdrejt qeverisë së Kosovës këto para dhe t’i thonë: “Shfrytëzoji për interesat e qytetarëve”, por ato do t’i investojnë aty ku zgjedhin vetë shtetet donatore. Kjo nuk do të thotë se këto para do të na e përmirësojnë jetën domosdoshmërisht, pasi vendet ku ato mund të investohen (p.sh. decentralizimi apo asistenca teknike), jo që nuk na e përmirësojnë jetën, por mund të na e shkatërrojnë vendin (decentralizimi) dhe përfundimisht kanë dëshmuar se na e dëmtojnë atë (asistenca teknike).
Zhvillimi ekonomik në Kosovë do të duhej të mos bazohej në përgjithësi nga donacionet që japin shtetet e tjera për ne, por do të duhej t’i jepej më shumë rëndësi shfrytëzimit të burimeve të shumta që kemi. Do të duhej të investohej në riparimin dhe blerjen e pajisjeve të nevojshme për kthimin në punë të kombinatit industrial ‘Trepça’. Do të duhej që ato ndërmarrje shoqërore e publike që deri tani nuk janë privatizuar të stimulohen për të filluar prapë punën. Por çfarë bën qeveria jonë? Ajo përkundrazi, po i dëmton këto ndërmarrje. Rasti më i freskët është dëmtimi i rrjetit të energjisë elektrike për kombinatin ‘Trepça’. Kosova është e pasur mjaft me burime natyrore. Shtrohet pyetja se pse qeveria nuk i shfrytëzon këto resurse. Ekziston një arsye e vetme: sepse nuk është qeveri e vërtetë sovrane e një vendi, por është kukull, e cila ua lehtëson sundimin ndërkombëtarëve këtu dhe pasurohet vetë. Vetëm kur të bëhemi shtet i vërtetë sovran do të mund të mendojmë për zhvillim ekonomik. Së pari, do të duhej të mbyllej kufiri me Serbinë dhe të kërkohej dëmshpërblim nga Serbia për dëmet infrastrukturore që i ka shkaktuar. Do të duhej që secila pikë kufitare të funksiononte e bashkërisht me të edhe pika doganore, e jo të lihen kontrabandistët të zhvillojnë veprimtarinë e tyre të paligjshme. Do të duhej që fondi i privatizimit të kthehet në Kosovë dhe ai fond të shfrytëzohet për investime në Kosovë.