Komentet e huaja: “Shqipëria shtyp Maltën në Tiranë”

Ky ishte titulli i faqes prestigjioze sportive britanike goal.com. "Shqipëria siguroi nj fitore të rëndësishme 3-0 në shtëpi kundër Maltës, duke marrë katër pikë nga dy ndeshjet e luajtura në Grupin A."
"Një gol në kohën shtesë të pjesës së parë (Bogdani) i shtroi rrugën Shqipërisë të regjistronte një fitore të rehatshme 3-0 kundër modestëve maltezë në ndeshjet tyre të dytë në Grupin 1 në kualifikueset e Kupës së Botës".
"Shqipëria këmbënguli nga minuta e parë për të marrë kryesimin, e si pasojë nuk ishte surprizë goli i tyre i parë, pavarësisht se ishte e vështirë të penetronte në mbrojtjen kokëfortë malteze".
"Ekipi vendas arriti të shënojë golin e dytë në minutën e 84-t, si pasojë e një gabimi trashanik, që i lejoi Duros të mposhtte Haberin nga një distancë e afërt. Shqipëria shënoi edhe një gol të tretë në minutën e 90-të, kur Dallku realizoi me kokë pas një krosimi nga ana e djathtë, - vazhdon komenti i goal.com.
"Në fund të takimit ishte Shqipëria ajo që e meritoi fitoren, edhe pse rezultati përfundimtar mund të kishte qenë më i ashpër për Maltën", - përfundon faqja britanike.