E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rez. Final Shqipëri – Maltë 3-0

91' Besart Berisha, në veprimn e zakonshëm të tij, goditje e fuqishme, Haber e devijoi në goditje këndi. Pas harkimit nga këndi, Armend Dallku kërceu fuqishëm, duke shënuar golin e tretë në minutën e 90-të. 3-0
85'- Jahmir Hyka dha me zgjuarsi një top nga e majta e sulmit tonë, Klodian Duro u ndodh në vendin e duhur në kohën e duhur, për të sjellë avantazhin e dyfishtë për Shqipërinë. Goli i tij i tretë me Kombëtaren dhe i dyti kundër Maltës
80' - Minuta e 80-të, solli edhe momentin magjik të Klodian Duros. Elbasanasi vijoi mbi vijën e bardhë të 16-shit, u vendos përballë portës, goditi fuqishëm, por Haber grushtoi, duke evituar golin e dytë të Shqipërisë.
72' Bogdani i dëmtuar, del duke caluar golashënuesi. Hamdi Salihi në fushë.
65' Elvin Beqiri e Lorik Cana ndëshkohen me karton të verdhë. Një minutë më pas, në të 66' edhe Armend Dallku u ndëshkua me karton të verdhë.
62'- Bogdani iu shmang bukur dy herë mbrojtësit Dimech, por gjuajtja e tij brenda zonës goditi vetëm rrjetën e jashtme.
58'- Dallku krosoi për Bogdanin, sulmuesi i Kievos e la topin të kalojë, sfera mbërriti te Hyka, por mesfushori shtatshkurtër edhe pse gjuajti rreptë nuk e gjeti dot kuadratin. Mund të ishte goli i dytë i Shqipërisë.
55' Shqipëria ndërrim: Largohet Bulku, hyn Beqiri
Në të 54', Bulku i dha një top Canës, ky i fundit bashkëpunoi sërish me 54' Ervinin, i cili në fundore harkoi, por mbrotja malteze e largoi rrezikun.
50'- Elvin Beqiri, Besart Berisha e Elis Bakaj janë në nxehje.
46'- Në pjesën e dytë, ishin maltezët që ekzekutuan një goditje të shpejtë nga këndi, por pa rrezik për Shqipërinë.
45+1 - 1-0. Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej pa gola, Klodian Duro harkoi për Erjon Bogdanin, i cili kërceu fuqishëm me kokë, duke shënuar golin e parë për Shqipërinë në minutën e 45'+1. Ky është goli i 9-të i Erjonit me përfaqësuesen dhe i treti i tij personal kundër Maltës, duke përfshirë edhe dy golat e tij në miqësoren e fituar 3-0, më 15 nëntor 2000.
45' Pace provoi nga larg, një gjuajtje fine e maltezit, por Beqaj bën një veprim akrobatik.
43- E pabesueshme, Ervin Bulku lëshoi një top në vijën e portës, por Bogdani nuk arriti ta shtyjë topin në rrjetë. Mund të ishte më i shpejtë sulmuesi i Kievos.
41'- Në të 41', Dallku harkoi një top për Bogdanin brenda zonës së vogël, por mbrojtësi Dimech e largon në goditje këndi. Më pas brenda një minute tri goditje rresht nga këndi, që përfundon me goditjen e gabuar të Klodian Duros.
37'- Minuta e 37-të, një supergoditje në formë voleji e Ervin Skelës nga 20 metra, por portieri Haber ishte në pozicion. Një goditje që sjell entuziazëm në stadium. Të pranishëm rreth 11 mijë shikues.
35'- Shumë e paqartë Shqipëria, thuajse nuk funksionon krahu i majtë i mbrojtjes sonë. Ka shumë të cara në vijën e majtë, që nga Hyka e deri te Agolli.
32' Cana hodhi një top për Bogdanin, ky bëri murin për Lorikun, por gjuajta e mesfushorit të Marsejës u përpakas në shpinën e një mbrojtësi maltez.
29' – Bogdani arriti t'i vidhej mbrojtjes malteze, por sulmuesi i Kievos humbi ekulibrin në zonë, i mbuluar ashpër nga kundërshtari. Ishte edhe mundësi e artë për gol.
28'- Shqipëria me shumë veprime të zvarritura në mesfushë, duke mos zhvilluar shumë lojë nga krahët, si me Hykën ashtu dhe me Duron. Topa të gjatë, të panevojshëm. Bulku, gjatë një përplasje është fashosur, por ende në lojë.
Në të 21', Majkëll Mifsud i rrezikshëm. Sulmuesi i Konventër Sitit i shpëtoi mbulimit të Currit, u vu përballë Beqajt, por portieri i Anorthosisit tregoi vlerat e tij, duke bllokuar me kembë topin e "mushkonjës" malteze.
Njëzet minutat e para ishin pa ndonjë ngacmim të dukshëm drejt portës malteze për Shqipërinë. Lorik Cana në qëndër të mbrojtjes bëri disa ndërhyrje efikase.
Në të 12', Ervin Skela bëri një veprim të zgjuar në kufijtë e zonës malteze, por topi goditur prej fantazistit kuqezi devijohet në goditje këndi.
Pas një pasimi të Jahmir Hykës për Ervin Bulkun, mesfushori i Krivbasit në Ukrainë gjuajti, por sfera ishte shumë mbi kuadrat në minutën e 11-të.
Goditja e parë nga këndi, gjithsesi u takoi maltezëve në minutën e 10-të, por pa asnjë rrzik për Arjan Beqajn.
Në minutën e 6-të, Erion Bogdani dha një asist të artë me kokë për Klodian Duron, por diagonalia e mesfushorit të Omonias atje ku bashkohen dy vijat e zonës së vogël, rëshqiti pranë shtyllës pingule të portës së mbrojtur nga Justin Haber i Shefild Junaitid, në Angli. Shqipëria ishte pranë golit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›