E Shtunë, 31 Tetor 2026

E jashtëzakonshme, Shqipëria e para në grup

Është gati e pabesueshme. Shqipëria në vendin e parë. Me katër pikë pas dy ndeshjesh, po aq sa Danimarka e Suedia,por me golaverazh më të mirë se dy ekipet nordike.
Shqipëria shkatërroi Maltën 3-0 (Bogdani, K.Duro, Dallku); Suedia fitoi me Hungarinë 2-1 (Kallstrom, Hokmën/ Rudolf) e së fundi Danimarka fitoi befasisht në Portugali 2-3. Nani e Deko (p) shënuan për portugezët, ndërsa ekipi i Morten Olsenit u kundërpërgjigj me Bendtner, Pulsen e Jensen, kur të dy fundit shënuan në harkun 60 sekondave ne minutat 90 e 91.
Në ndeshjet e ardhshme, Shqipëria do të luajë me Hungarinë, Malta me Danimarkën dhe Suedia me Portugalinë.

DITA E DYTË
Suedi-Hungari 2-1
Shqipëri-Maltë 3-0
Portugali-Danimarkë 2-3
RENDITJA
Grupi 1
V.Ekipi Nd F B H Gol P
1.Shqipëria 2 1 1 0 3-0 4
2.Danimarka 2 1 1 0 3-2 4
3.Suedia 2 1 1 0 2-1 4
4.Portugalia 2 1 0 1 5-3 3
5.Hungaria 2 0 1 1 1-2 1
6.Malta 2 0 0 2 0-7 0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›