U-21, sot Shqipëri-Azerbajxhan

Shpresat do të zhvillojnë të mërkurën sfidën e fundit në eliminatoret Euro U-21. Takimi kundër Azerbajxhanit do të zhvillohet në Vlorë (ora 16:30). Ndeshja e parë midis dy ekipeve zhvilluar në Baku përfundoi 1-1. Të premten e kaluar Shqipëria humbi thellësisht 4-0 me Kroacinë. Një takim ku pati shumë akuza nga ana e ish-mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Adrian Aliaj për lëshim të qëllimshëm nga ana e lojtarëve shqiptare. Shqipëria U-21 ndodhet në vendin e 4-t me 11 pikë pas 9 takimesh.