Komentet për shortin. Ibiseviç: E mundim Shqipërinë
Sulmuesi i skuadrës gjermane, Hofenhaim, Vedad Ibiseviç, është i bindur se përfaqësuesja e tij, Bosnjë-Hercegovina ka një grup të mirë eliminator për Kampionatin Evropian 2012 që do të mbahet në Poloni dhe Ukrainë. Boshnjakët bëjnë pjesë në Grupin D së bashku me Francën, Rumaninë, Shqipërinë, Bjellorusinë dhe Luksemburgun. “Kemi një grup të mirë ku e kemi përballë vetëm një favorite të vërtetë, e ajo është Franca”, ka thënë Ibisheviç të mërkurën për mediat boshnjake. “Nuk do ta kemi lehtë as kundër Rumanisë, ndërsa kundër Bjellorusisë dhe Shqipërisë, kemi shumë gjasa të marrim pikë të plota, pasi nuk janë në nivelin tonë”, ka thënë ai.