Skandali te Apolonia, Prokuroria nis zyrtarisht hetimin
Prokuroria e Fierit ka nisur zyrtarisht hetimet për padinë e bërë nga drejtuesit e klubit në adresë të katër futbollistëve. Gjithsesi organi i akuzës nuk ka dashur të japë shumë detaje rreth kësaj çështjeje duke deklaruar se: “është pranuar deponimi i klubit ‘Apolonia’ për të filluar çështjen ndaj futbollistëve të akuzuar për trukim ndeshjesh dhe po hetohet në këtë drejtim”. Drejtuesit e klubit të Apolonisë kanë deklaruar se dyshojnë se disa nga futbollistët e tyre janë trukuar disa ndeshje. Në qendër të akuzave, është Albert Kaçi, i pezulluar tashmë nga krerët e skuadrës fierake.