E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e Kosoves i ofron ndihme qeverise se Shqiperise

04-12-2010 / Gazeta 55

Kryeministri i telefon homologut te Shqiperise

Kryeministri Hashim Thaci i shprehu kryeministrit Berisha solidaritetin dhe i ofroi ndihmen e Kosoves per situaten e krijuar ne zonen e Nenshkodres per shkak te permbytjeve. Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci permes nje telefonate bere Kryeministrit Sali Berisha i shprehu solidaritetin dhe mbeshtetjen e Kosoves per situaten e krijuar ne zonat e permbytura ne rrethin e Shkodres. Homologu i tij Thaci i shprehu Kryeministrit Berisha gatishmerine e qeverise se Kosoves per ti ardhur ne ndihme qeverise shqiptare ne perballimin e situates se krijuar si dhe per te mbeshtetur banoret e ketyre zonave me qellim minimizimin dhe lehtesimin e pasojave nga permbytja.
Kryeministri i Kosoves Thaci e informoi Kryeministrin Berisha se qeveria e Kosoves ka vendosur qe te nise ne Shqiperi efektive te Forcave te Sigurise se Kosoves per ti ardhur ne ndihme te banoreve ne keto zona. Kryeministri Berisha e falenderoi Kryeministrin Thaci per mbeshtetjen dhe solidaritetin nga ana e qeverise se Kosoves.
FSK merr pjese ne operacionet e kerkim shpetimit ne Shqiperi/Forca e Sigurise se Kosoves ka derguar nje njesi kerkim shpetimi ne Shqiperi per te ndihmuar autoritetet e atjeshme ne perpjekjet per perballimin e gjendjes se krijuar pas vershimeve te diteve te fundit. Vendimi per dergimin e njesitit pasoi kerkesen e Qeverise se Shqiperise per ndihme emergjente. Kryeministri i Kosoves ne doreheqje Hashim Thaci tha dje se pervec dergimit te kesaj njesie Prishtina eshte e gatshme te mbeshtese edhe ne forma te tjera qeverine dhe banoret e zonave te permbytura. Kjo eshte hera e dyte qe Forca e Sigurise se Kosoves merr pjese ne nje mision humanitar jashte shtetit qe nga fillimi zyrtar i veprimtarise se saj. Ne fillim te ketij vitit njesite e kesaj force ishin perfshire ne operacionet e kerkim shpetimit ne veriun e Shqiperise.
Forca e Sigurise e cila do te kete 2 mije e 500 pjesetare aktiv dhe 800 rezerve te armatosur lehte eshte krijuar pas shpalljes se pavaresise se Kosoves ndersa ngritja e saj mbikeqyret nga trupat e NATO-s.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›