E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata e emergjences - shendetesia ne gatishmeri te plote

04-12-2010 / Gazeta 55

Urdhri i ministri te Shendetesise Petrit Vasilit

Ministri i Shendetesise Petrit Vasili shpalli dje situaten e gatishmerise totale per Ministrine e Shendetesise dhe te gjitha institucionet shendetesore ne varesi te saj per shkak te situates aktuale te fatkeqesise natyrore. Ne urdhrin nr. 630 te dates 03. 12. 2010 Per gatishmerine e strukturave shendetesore ne rast te emergjencave civile firmosur nga ministri i shendetesise Petrit Vasili theksohet shpallja e gjendjes se gatishmerise totale per Ministrine e Shendetesise dhe Institucionet e saj te varesise. Personeli shendetesor dhe ai ndihmes i cili sherben ne zonat e prekura ne bashkepunim me organet e qeverisjes vendore te ofroje cdo ndihme dhe te gjeje cdo mundesi per te qene sa me prane personave te prekur nga kjo fatkeqesi. Te merren te gjitha masat nga strukturat pergjegjese shendetesore per te mos munguar medikamentet e emergjences ne cdo qender shendetesore dhe te sigurohet mbeshtetja per te gjithe personat ne nevoje. Te gjitha strukturat shendetesore ne Republiken e Shqiperise te jene ne gatishmeri te plote ne rast nevoje te ndihmes se kerkuar. Te gjithe spitalet rajonale te jene ne gatishmeri te plote per te qene sa me te shpejte ne ndihmen e ofruar ne raste kur ajo kerkohet.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›