Komenti/Mimi dhe Arta, dy binjaket e politikës shterpëMimi
Nuk behet fjalë për frikë, por për përbuzje. Partia Socialiste nuk ka frikë të përbuzë Shqipërinë në mejdanin e Europës sepse nuk është e hera e parë që e bën me vetëdije. Formacioni politik opozitar është recidive në qëndrimet kundra integrimit të Shqipërisë. Veçse ka desh injoranca e tyre që të gjithë tentativat e njëpasnjëshme të Partisë Socialiste për të frenuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian kanë dështuar mjerisht qysh në zanafillë. Madje kanë abortuar në planin e tyre bojkotues të institucioneve sepse frymëzohen jo nga qëllime të mira, por nga instinkte inatcore. Ashtu siç ka ndodhur edhe në të kaluarën komuniste ku Europa shihej si kuçedër sot opozita po luan me kartën “bllokadës” institucionale për të nxjerrë në hije aspiratë legjitime të shqiptarëve për t’u rikthyer në familjen europiane. Ka ditë që letrat, fakset, telefonat që mbajnë siglën, firmën dhe zezonat e PS vërtiten nëpër sekretaritë e Këshillit të Europës dhe sekretariatit të kryeministrit spanjoll, socialistit Zapatero për të penguar procesin e liberalizimit të vizave.Mirëpo nuk desh shumë kohë dhe pas tymit mediatike të Edvinin gjithçka u firuan në binarët e natyrshmërisë duke pranuar kredencialet e Shqipërisë, KiE tregon se alarmimi dhe përpjekja për të demonizuar veprimet e spikeres së Odës demokratike Znj. Topalli si të papërgjegjshme ishin të kota, gjithçka ishte bërë konform rregullores së Kuvendit. Plani i tymnajës me marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë nuk funksionoi. Nuk kishte assesi të funksiononte kur vetë papërgjegjshmërie dadiste është kabull brenda opozitës dhe është e kryesuar nga ish-diplomatja e Myzeqesë, Arta Dade. Pa dyshim është rasti të ritheksojmë se Arta Dades duhet t’i interesojnë më shumë kredencialet politike që Aldo Bare ka në PS sesa kredencialet e Kastriot Islamit në KiE.Vetë fakti që kjo punë u sqarua shpejt dhe çdo gjë shkoi në vend, e tregon këtë përpjekje dashakeqe të PS më së miri. Por më groteskja është se socialistët e pranojnë që në nuk mund të jemi përfaqësues sepse nuk kemi bërë betimin, prandaj nuk kuptohet se për çfarë rregulloreje flasin në këtë rast. Deputetet në format action-lifting Kodheli dhe Dade kanë harruar se de facto nuk janë akoma deputete dhe se nuk përfaqësojnë askënd, asgjëkund. Striptizmi mediatik i elementit femëror të PS shënon edhe një pikë tjetër në tabelën anti-shqiptare. Në unanimitet të plotë komisioni pranoi kredencialet e Shqipërisë. Kjo ishte procedurë rutinë e komisionit. Opinionit publik kuptoi qartazi edhe një herë tjetër se tentativat e turpshme e Edvin Ramës për të përjashtuar me çdo kusht Shqipërinë abortuan qysh në lindje.
...